Shokuese/ “Vdis, vdis”, vëllai 9-vjeçar ther me thikë motrën 5 vjeçare

  • 29 January 2020 - 09:19
Shokuese/ “Vdis, vdis”, vëllai 9-vjeçar ther me thikë motrën 5 vjeçare

Një 9 vjeçar është akuzuar për vrasje të mbetur në tentavitë pasi ka goditur me thikë motrën e tij 5 vjeçare.

9 vjeçari emri i cili nuk bëhet publik për shkak të moshës doli të martën para gjykatës, vendimi i të cilës ishte që djali të çohej në spitalin psikiatrik për të parë nëse ka probleme mendore.

Mamaja e fëmijëve tha se ajo i kishte lënë vetëm fëmijët për 10 minuta sa kishte zbritur poshtë apartamentit për të shikuar postën dhe për të marrë ca karamele por në momentin që ishte kthyer në shtëpi kishte gjetur djalin teksa godiste motrën e tij 5 vjeçare.

“Vdis, Vdis”- ishin fjalët e djalit gjatë kryerjes së krimit, tha nëna e fëmijëve. Djali i tha oficerëve të policisë se ai kishte dy ditë që mendonte ta vriste motrën dhe kur ajo kishte shkuar për ti treguar diçka djali e ka qëlluar pas shpine, raporton CNN.

5 vjeçarja u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve por nuk ka raportime rreth gjendjes së saj shëndetësore.

(Kosova Sot Online)