Pas tërmetit në Durrës, një burrë hedh gruan në tokë dhe largohet me shpejtësi

  • 29 January 2020 - 09:45
Pas tërmetit në Durrës, një burrë hedh gruan në tokë dhe largohet me shpejtësi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 të shkallë rihter goditi mbrëmjen e kaluar vendin tonë, duke rikthyer panikun te qytetarët, të cilët kanë mbushur menjëherë rrugët.

Mes videove të shumta të publikuara në rrjetet sociale, është edhe një moment i pazakontë, ku një burrë duket se ka kapërcyer çdo limit në përpjekje për të dalë jashtë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy personat po shikonin në frigoriferin e një supermarketi dhe sapo ndodh tërmeti, burri hedh në tokë gruan dhe largohet.

Pamjet, sa dramatike, aq edhe komike, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Disa thonë se pamjet janë filmuar në Tiranë dhe të tjerë në Durrës.

(Kosova Sot Online)