Deputeti i VV’së godet Selmanajn: Qasja e çunit ‘ushkur i republikës’ nuk i ndihmon kauzës tonë

  • 29 January 2020 - 11:28
Deputeti i VV’së godet Selmanajn: Qasja e çunit ‘ushkur i republikës’ nuk i ndihmon kauzës tonë

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj duke thënë se qasja e tij nuk i ndihmon kauzës së përbashkët të të dy partive.

Basha ka shkruar në Facebook se për secilin fjalë të Selmanajt nëpër studio televizive, është i bindur që LDK-ja ulet për 1%.

“Për secilën fjali të Driton Selmanajt në TV, jam i bindur që LDK ulet për 1%. Për vetëm një emision, ky është n’gjendje me rrëzu LDK-në përtokë”, thotë ai.

Tutje, deputeti i LV-së, thotë se qasja e Selamanajt është dëshpëruese.

“Qasja e këtij çunit është dëshpëruese dhe nuk i ndihmon kauzës sonë të përbashkët, kurse ende më dëshpëruese për vet LDK-në që e ka pa këtë çunin si “ushkur i republikës”, shton ai.

Basha shton se LV nuk do të ndalet duke punuar për arritje të marrëveshjes me LDK-në para datës 4 shkurt.

(Kosova Sot Online)