Koronovirusi arrin në Lindjen e Mesme, 4 të infektuar në Emiratet e Bashkuara

  • 29 January 2020 - 12:33
Koronovirusi arrin në Lindjen e Mesme, 4 të infektuar në Emiratet e Bashkuara

Katër anëtarë të një familjeje kineze, të cilët kishin shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe para një jave nga qyteti Wuhan, janë diagnostikuar me koronovirus.

Raportohet se katër personat e infektuar ndodhen në gjendje stabile dhe nën vëzhgimin mjekësor. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate.

Në këtë deklaratë nuk u njoftua për qytetin ku ndodhen të infektuarit ose për datën e saktë të ardhjes së tyre në Emiratet e Bashkuara, shkruan “Reuters”. 

Gati 60 raste të infektimeve tashmë janë raportuar në 15 shtete, përpos Kinës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Gjermaninë.

Frika nga përhapja më e madhe e virusit ka bërë që kompanitë e fluturimeve në mbarë botën ta zvogëlojnë numrin e fluturimeve.

Sidoqoftë, kompania “Emirates” nga Emiratet e Bashkuara tha të mërkurën se fluturimet e saj janë duke u realizuar normalisht dhe pa anulime.

(Kosova Sot Online)