Profesori i njohur ‘godet’ rëndë VV-në dhe LDK-në, ja paralajmërimi...

  • 29 January 2020 - 13:04
Profesori i njohur ‘godet’ rëndë VV-në dhe LDK-në, ja paralajmërimi...

“Kur i kemi parasysh të gjitha zhvillimet që e presin qeverinë në ardhje, nga kushdo që formohet ajo, edhe nga LVV dhe LDK, apo ndonjë kombinim tjetër politik, viti në vazhdim do të jetë vit gati tërësisht i humbur, prandaj qytetari duhet të këndellet dhe ta ndëshkon në pako gjithë këtë kastë politike. Është në duart e qytetarëve demokracia, nuk është demokracia e kultivuar tek politika, prandaj populli nuk duhet ti votoj më këto parti që tani i kemi në parlament dhe po abuzojnë me votën dhe besimin e popullit, përndryshe kështu do ta kemi gjithnjë”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, duke analizuar pasojat që do të ketë vendi për vonesën e krijimit të qeverisë së re, konsiderojnë se viti 2020 për Kosovën do të jetë edhe një vit tjetër i humbur, për faktin se jemi në prag të muajit të dytë të vitit në vazhdim, dhe akoma nuk kemi qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Lidhur me këtë humbje të madhe që po i shkakton vendit politika e pa përgjegjshme, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori i së drejtës, Blerim Burjani.

Sipas tij, jo vetëm 100 ditshi i parë i qeverisë së re, por edhe 6 mujori i parë do të shkojnë tërësisht duke u shpenzuar për rekonstruktimin e qeverisë së re, fuzionimin e ministrive duke i përgjysmuar ato, nga 21 në vetëm 12 ministri, por edhe përgatitja e planit të ri legjislativ që t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

Image

“Si pasojë e mungesës së marrëveshjes për koalicionin qeverisës, pengesat juanë shfaqur edhe te puna e Kuvendit të Kosovës, për çka besohet se tremujori i parë do të shpenzohet edhe për konsolidimin e Kuvendit, ngase akoma nuk ka ndodhur formimi i komisioneve parlamentare sepse të njëjtat janë në varshmëri të numrit dhe profilit të dikastereve ministrore”, shprehet Burjani.

Duke pasur për bazë të gjitha këto zhvillime të vonuara, Burjani thotë se viti i parë qeverisës i koalicionit të ri, përfundimisht do të jetë një vit i humbur koti, pasi që lakmia për pushtet e kanë lënë anash interesimin për shtet.

“Viti 2020 i filluar me kaq shumë telashe dhe është mjaft problematik dhe kompleksiv për të themeluar qeveri të re sepse punët nuk janë duke shkuar mirë. Tash me këto parti nuk mund të mendohet se qytetarët mundë të përjetojnë demokracinë, por kam thënë qe një kohë të gjatë se këto parti që janë në parlament janë vetë problemi i këtij shteti. Shteti i jonë kurrë nuk mund ta sheh ditën e vetë, të shkon për së mbari, pa probleme, derisa janë në kuvend këto parti politik pa dallim, edhe PAN-i, edhe LDK por edhe VV-ja”, shton Burjani për “Kosova Sot Online”. 

Që të mos përsëriten edhe në zgjedhjet tjera skenarë të tilla të krizave, sipas Burjanit qytetari duhet të veprojë akoma më ashpër me ndëshkimin e politikës përmes votës, tani duke ndëshkuar jo vetëm PAN-in, por edhe LVV-në dhe LDK-në.

“Kur i kemi parasysh të gjitha zhvillimet që e presin qeverinë në ardhje, nga kushdo që formohet ajo, edhe nga LVV dhe LDK, apo ndonjë kombinim tjetër politik, viti në vazhdim do të jetë vit gati tërësisht i humbur, prandaj qytetari duhet të këndellet dhe ta ndëshkon në pako gjithë këtë kastë politike. Është në duart e qytetarëve demokracia, nuk është demokracia e kultivuar tek politika, prandaj populli nuk duhet ti votoj më këto parti që tani i kemi në parlament dhe po abuzojnë me votën dhe besimin e popullit, përndryshe kështu do ta kemi gjithnjë. Është koha e fundit që të zgjohet dhe organizohet inteligjenca dhe rinia kosovar, që ta ndërtoj një klasë te re politike në vend. Koha është 15 pa 5 minuta...koha po shkon e rinia po ikën. Nëse nuk ndodhin ndryshimet por vazhdon kështu me këtë trend të kapjes së shtetit, atëherë Kosova gjithnjë e më pak do të mbetet vend i shpresës dhe i nderimit të shoqërisë demokratike dhe i perspektivës qytetare”, përfundon profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)