Ngjarja tragjike në Prizren, Haradinaj shkon për ngushëllim në Policinë e Kosovës

  • 29 January 2020 - 13:31
Ngjarja tragjike në Prizren, Haradinaj shkon për ngushëllim në Policinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me një pjesë të kabinetit ka shkuar sot për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, pas vdekjes së policit, Sami Thaçi.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Thaçi me përgjegjësi të lartë, bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë, po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.

“Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)