E rëndë/ Bie nga lartësia, humb jetën 57-vjeçari

  • 29 January 2020 - 14:13
E rëndë/ Bie nga lartësia, humb jetën 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në punë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve”. Duke punuar , tek godina e një shkolle, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)