Qeveria ndan 15 mijë euro për policin e vrarë në Zhur, e nga 10 mijë për të plagosurit

  • 29 January 2020 - 14:37
Qeveria ndan 15 mijë euro për policin e vrarë në Zhur, e nga 10 mijë për të plagosurit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit, policit të vrarë në Zhur të martën, si pasojë e një shpërthimi gjatë një bastisjeje.

Nga dhjetë mijë euro janë ndarë për dy policët e plagosur, Artur Masori dhe Jetmir Hasani.

Këto mjete financiare janë ndarë nga fondi i subvencioneve dhe transfereve. 

Po ashtu, përveç pensionit prej 70% të pagës, Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për ndarjen e 300 eurove shtesë të pensionit familjar mujor për policët e rënë në detyrë.

(Kosova Sot Online)