Ish agjenti i SHIK-ut zbulon detajet e pathëna, tregon me emra se kush e krijoi “Syrin e Popullit”...

  • 29 January 2020 - 15:13
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon detajet e pathëna, tregon me emra se kush e krijoi “Syrin e Popullit”...

“Edhe “terroristët e kinse “Syrit të Popullit” edhe grupi i Astrit Deharit janë vetëm viktima të zgjedhura nga njerëzit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Elmi Reqicës, dhe qëllimi i tyre ishte eliminimi me ligj i LVV nga skena politike dhe futja e LDK-së komplet nën kontroll të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pasi vet lista e ekzekutimeve është e sajuar dhe përpiluar nga treshja Thaçi, Veseli, Reçica me Xhavit Halitin në hije”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online” .

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari po e quan shpifje fushatën që zyrtarë të lartë të PDK-së e kanë filluar kundër VV-së dhe zyrtarëve të lartë nga ky subjekt politik, për lidhjet me organizatën “Syri i Popullit”, një grup i pjesëtarëve të saj që u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me akuzën për vepra penale që ndërlidhen me veprimtari terroriste.

Madje PDK-ja shkon aq larg, sa që tani ka paralajmëruar edhe komision hetimor lidhur me këtë çështje, formimin e të cilit do ta kërkojnë që në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.

E ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari shprehet i sigurt që kjo lloj fushate ka vetëm karakter politik, me qëllim të thellimit të përçarjeve mes LVV-së dhe LDK-së, një projekt që po mendohet në detaje nga PDK dhe strukturat e SHIK-ut, për ta dështuar marrëveshjen mes LVV-s dhe LDK-së.

Madje Miftari akuzon zyrtarët e PDK-së dhe SHIK-un, se pikërisht këta si strukturë kriminale me disa individ brenda AKI-së, e kanë formuar dhe improvizuar “Syrin e Popullit”, duke e përdorur atë si shantazh për qëllime të caktuara.

Image
Naim Miftari

“Nuk ka Organizatë “SYRI I POPULLIT” por janë intriga të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në këtë inskenim kanë dorë tre agjentë nga AKI-së, që janë ish njerëz të SHIK-ut dhe eksponentë dhe familjar të zyrtarëve të lart të PDK–së. Njeri nga grupi i Murat Jasharit është informator me letra i AKI-së”, thotë eksperti i fushës së sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, propaganda që po përhapet për të ashtuquajturën organizate terroriste “Syri i Popullit”, është një përpjekje e ngjashme e PDK-së dhe SHIK-ut sikurse ajo për akuzat që kanë bërë lidhur me grupin e Astrit Deharit, vetëm e vetëm që ta ulin besimin e qytetarëve në një subjekt politik rival i PDK-së, e që në zgjedhjet e fundit doli parti e parë fituese.

“Edhe “terroristët” e kinse “Syrit të Popullit” edhe grupi i Astrit Deharit janë vetëm viktima të zgjedhura nga njerëzit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Elmi Reqicës, dhe qëllimi i tyre ishte eliminimi me ligj i LVV nga skena politike dhe futja e LDK-së komplet nën kontroll të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pasi vet lista e ekzekutimeve është e sajuar dhe përpiluar nga treshja Thaçi, Veseli, Reçica me Xhavit Halitin në hije”, deklaron Miftari për “Kosova Sot Online” . 

Sipas Miftarit, PDK dhe SHIK-u kanë futur nënë kontroll të thellë edhe institucionet e drejtësisë e të sigurisë, prandaj me mbështetjen e tyre po krijojnë dosje dhe po nxjerrin njerëz të pafajshëm para drejtësisë dhe po i gjykojnë ata për veprat që nuk i kanë bërë.

“E inkriminuar është edhe Policia politike e Hashim Thaçit, prokuroria, dhe gjyqtarët e të dy rasteve janë kukulla të Pronto mafies. Çdo gjykim real i pa anshëm do ti shpallte të pa fajshëm si grupin e Astrit Deharit të vrarë në burg nga pushteti, po ashtu do ti lironte nga fajësia edhe kinse “terroristët” e “Syrit të Popullit”, ku në të dy rastet dëshmitë e dëshmitarët janë të kurdisura dhe të montuara me qëllime politike, për ta futur Kosovën dhe politikën e Kosovës nën kontroll të Pronto mafies edhe për nja 20 vjet të tjera, për ta kullotur këtë shtet të mjerë të Kosovës si livadhin e Babes Haxhi”, përfundon Naim Miftari për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)