Polici i vrarë dekorohet me urdhrin “Hero i Kosovës”

  • 29 January 2020 - 16:01
Polici i vrarë dekorohet me urdhrin “Hero i Kosovës”

Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, dekoroi sot policin Sami Thaqi me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Presidenti Thaçi.

“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”. Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi.

Polici Sami Thaqi mbeti i vdekur mbrëmjen e së martës nga një shpërthim në fshatin Zhur të Prizrenit, derisa ishte në krye të detyrës.

(Kosova Sot Online)