Gjeneral Naim Maloku flet për Kanunin dhe “argatët” e ndarjes së Kosovës, Thaçin, Ramën, Haxhiun e Shalën

  • 29 January 2020 - 16:10
Gjeneral Naim Maloku flet për Kanunin dhe “argatët” e ndarjes së Kosovës, Thaçin, Ramën, Haxhiun e Shalën

Gjenerali dhe politikani Naim Maloku ka folur për ndarjen e Kosovës, dhe “argatët” e Serbisë, të cilët sipas tij, janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetari Baton Haxhiu.

Maloku, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografitë e kësaj “treshe” si dhe fotografinë e Blerim Shalës, shkruar se këta janë argatë të idesë së ndarjes së Kosovës.

Andaj, Maloku bën apel që mos të akuzohen, pasi ideja e ndarjes nuk është e tyre.

Sipas tij, me Kanun nuk ndiqet rrogëtari.

“Mos i akuzoni!

Idea e ndarjës s është e tyre, vëtem argat janë.

Me Kanun, nuk ndiqët rrogëtari!”, shkruan Naim Maloku në Facebook.


(Kosova Sot Online)