“Më futi në makinë, më hoqi rrobat dhe më…”, dëshmia e vajzës që së mitur që...

  • 29 January 2020 - 16:59
“Më futi në makinë, më hoqi rrobat dhe më…”, dëshmia e vajzës që së mitur që...

Top Channel zbardh ekskluzivisht dëshminë e vajzës së mitur nxënëse në klasën e nëntë të dhënë në komisariatin numër pesë, lidhur me ngjarjen që siç Policia njoftoi më herët kishte të bënte me një 22 vjeçar që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur.

”A. Domin e njoha përmes rrjeteve sociale dhe pasi folëm gati një muaj ai erdhi me makinë dhe më mori në shkollë. Më kishte thënë emrin e mbiemrin dhe që ishte nga Kukësi. Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”. 

Kallëzuesja është paraqitur në polici bashkë me të atin që siç thekson burimi policor pranë drejtorisë së Tiranës i dyshuari i kërkonte shpesh fotografi nudo. Në një moment komunikimin me të dyshuarin e ka zbuluar i ati i të miturës që ka kërkuar identitetin e të dyshuarit, por vajza nuk ka treguar.

Në këto rrethana babai i të miturës ka kryer hetime dhe ka zbuluar se kush ishte personi dhe më pas ka shkuar në polici. Mësohet se A. Domi pas arrestimit ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie jashtë dëshirës së vajzës dhe ka shtuar ”ajo më ka denoncuar nga frika e prindërve”.

Por policia thotë se kreu arrestimin e të dyshuarit pasi gjatë kqyrjes së telefonit të tij ka zbuluar fotografitë nudo të vajzës pikërisht ditën kur ajo përshkruan se është përdhunuar.

(Kosova Sot Online)