Njëri ndër themeluesit e LPK-së me akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut: Spiun i UDB-së dhe...

  • 29 January 2020 - 17:59
Njëri ndër themeluesit e LPK-së me akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut: Spiun i UDB-së dhe...

“Baton Haxhiu nuk është vetëm tash punëtor i vyer i shtetit kriminal serb. Ai ka kohë, që para, gjatë dhe pas luftës që vepron në interesa të shtetit kriminal serb. Këtë e kanë provuar shumë dëshmitar të kohës dhe natyrisht se Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në TV shumë qartë tregoi veprimtarinë e tij kriminale. Këtë e lidhi me Hashim Thaçin, Edi Rama dhe kriminelin Vuqiq, të cilët së bashku punuan për ndarjen e Kosovës. Këto fakte dolën sheshit”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë një emisioni ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut për projektin e tyre për ndarjen e Kosovës.

Madje Baton Haxhiun e ka quajtur edhe mercenar dhe bashkëpunëtor në tentimin për ndarjen e Kosovës.

Lidhur me këto akuza serioze të kryeministrit në detyrë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, profesor i së drejtës dhe njëri ndër themeluesit e LPK-së, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas Kelmendit, kjo është edhe një dëshmi që Baton Haxhiu, po dëshmohet si njeri i shërbimit serb, ashtu siç është akuzuar shumë herë nga analistë të shumtë.

Profesor Kelmendi thotë se në një shtet të së drejtës, Batoni kaherë do të ishte hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar, por kjo në Kosovë nuk po funksionon.

“Baton Haxhiu nuk është vetëm tash punëtor i vyer i shtetit kriminal serb. Ai ka kohë, që para, gjatë dhe pas luftës që vepron në interesa të shtetit kriminal serb. Këtë e kanë provuar shumë dëshmitar të kohës dhe natyrisht se Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në TV shumë qartë tregoi veprimtarinë e tij kriminale. Këtë e lidhi me Hashim Thaçin, Edi Rama dhe kriminelin Vuqiq, të cilët së bashku punuan për ndarjen e Kosovës. Këto fakte dolën sheshit”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

E duke e arsyetuar mos ndjekjen dhe mos ndëshkimin e Baton Haxhiut nga drejtësia kosovare për shkak të lidhjes së spiunazhit me shërbimin sekret serb, Kelmendi zbulon disa elemente kryesore.

“Pse nuk dënohet?! Shkaqet e mos dënimit janë të shumta dhe ato konsistojnë në disa çështje: 1. Mos ndjekja e kapja e përgjithshme e ish spiunëve, bashkëpunëtorëve dhe veglave të regjimit serbo-jugosllav, nga koha e Titos dhe Rankoviqit, deri te koha e kriminelit Millosheviq-Vuqiq etj. 2. Dhënia e përparësisë se tyre kundruall të tjerëve, forcave atdhetare, të cilët u kapen dhe këta si të përgatitur ditën të ju shërbejnë mirë klikave të ndryshme në pushtët. 3. Ikja nga ndërtimi i shtetit juridik në llogari të shtetit dhe pushtetit ku sundojnë grupet e interesit, organizmat e ndryshme jo formale. 4. Vullneti i zjarrtë që njerëzit që erdhën në pushtet pas luftës të fitojnë pasuri dhe të bëhen të pasur duke krijuar lidhje me këtë kategori të njerëzve, të cilët e kapen ekonominë, pushtetin dhe mediet e Kosovës. 5. Shërbimet e pa kursyera të spiunëve ndaj pushtetarëve të pa ngopur me pasuri. Këto janë vetëm disa shkaqe që i përmenda, disa fakte, pse nuk kapen dhe nuk dënohen. Këtu është edhe shkaku i mos dënimit të Baton Haxhiut. Madje edhe më keq, ky i ka kapur politikanët, si dhe qysh nuk e di, por Edi Rama dhe Hashim Thaçi de-fakto janë shërbëtor të tij. Kjo të dhemb kur e mendon”, shton profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Është tepër e turpshme që tani Edi Rama mbanë lidhje dhe e dëgjon këtë matrapaz të klikës kriminale serbe, është e turpshme edhe pse Hashim Thaçi e respekton dhe i shërben kësaj veprimtarie të këtij matrapaz, dhe këtu ka disa çështje që nuk dihen, ndonëse paramendohen, por me paramendim sipas Muhamet Kelmendit nuk shkohet askund. Prandaj është mirë që së pakut në popull po njihen, e populli duhet të bëjë presion dhe të kërkohet përgjegjësi për ta detyruar pushtetin që të veprojë”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti dhe profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)