Ja kush thotë se ka ende shpresë për koalicionin

  • 29 January 2020 - 18:01
Ja kush thotë se ka ende shpresë për koalicionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi  ka folur për bisedimet për koalicion në mes të LV-së dhe LDK-së.

I pyetur se pse nuk po arrihet të bëhet marrëveshja, Selimi thotë se LV-ja po kërkon partneritet dhe partner që të shkohet drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve.

“Ne po kërkojmë partneritet dhe partner për të shkuar drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve. Nuk e kemi arritur akoma që të dakordohemi plotësisht me partnerët. Unë shpresoj që ky ndryshim të realizohet edhe me bërjen e qeverisë, normalisht e keni parë që kanë dalë shumë sfida për të cilat nuk mund të fajësohet LV-ja”, shton ai.

Sipas Selimit, partia e tij kanë bërë gjithçka që kjo marrëveshje të bëhet.

“Ne kemi bërë gjithçka që kjo marrëveshje të bëhet, të kemi një qeveri funksionale që I del krimit të organizuar korrupsionit përballë. Ne e kemi mandatarin për kryeministër, nuk ka munguar thirrja, po vazhdojmë të thërrasim këtë partner.  Ne kemi thënë edhe para zgjedhjeve që ndryshimi duhet të ndryshojë me të ndryshmit, jo me të njëjtit. Ne me LDK kemi pasur bashkëpunim edhe para zgjedhjeve si opozitë”, deklaron ai.

Sipas tij, madje se kjo marrëveshje të bëhet ka ende shpresë. Ai thotë se mbetet në dorë të LDK-së që të implementojë vullnetin e qytetarëve.

“Patjetër që ka mbetur shpresë edhe mundësi, shansë dhe detyrë e jona që të bëjmë një gjë të tillë. Unë ndoshta jam pak i rezervuar nuk jam njëri nga grupet negociuese, po sido që të jetë ne presim që LDK-ja t’i jep shansë implementimit të vullnetit të qytetarëve”, thotë ai.

Rexhep Selimi ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të marrin vendim për shkarkim të Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit.

“Nuk mund të harrojmë faktin që LDK e ka votuar kryetarin Konjufca për kryetar të Kuvendit po duket e pakuptimtë e panevojshme kërkesa për t’u kthyer prapa. Ndonëse mund të thonë se ka qenë vendim i pakoordinuar, nuk ka qenë, sepse ne kemi kërkuar që ata të na japin emrin për kryetar të kuvendit. Sido që të jetë ajo që ka ndodhur me 26 dhjetor është vështirë e kthyeshme, LDK nuk duhet të lidhet në diçka që është vështirë e zgjidhshme”, shton ai.

Deputeti i LV-së thotë se mund të ketë njerëz brenda partisë së Isa Mustafës që e kundërshtojnë arritjen e marrëveshjes.

“Tash e tutje duhet të ecim sepse kemi punë shumë të mëdha për të dalë bashkë, vetë fakti se kush është kundër këtij koalicioni, tregon edhe natyrën… Nuk e di a ka kundër brenda LDK-së mund të them që nuk ka kundër brenda LV-së kundër koalicionit, përkundrazi ka shtytje në aspektin pozitiv, ndoshta mund të ketë brenda LDK-së”, shton ai, teksa komenton edhe takimin e mbrëmshëm me ndërkombëtarët.

“Nuk ju kanë bërë ftesë që të ndërhyjnë por për t’i informuar se çka po ndodhë, asnjëherë s’kemi pas raste që bashkësisë ndërkombëtare i kemi kërkuar që të jetë në rrjedhë të krijimit të qeverisë. Raportet tona nuk janë të njëjta si dikur kur ndërhyrjet kanë qenë që është nxjerrë presidentja nga zarfi”, thotë ai.

Selimi iu është kundërpërgjigjur edhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, që e ka quajtur disa herë mashtrues, Albin Kurtin.

“Është i pasaktë z.Haradinaj që e quan z.Kurtin të paaftë dhe mashtrues”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)