Alarmon sociologu i njohur: Po rrezikohet shpërbërja e Kosovës, kjo është arsyeja!

  • 30 January 2020 - 07:39
Alarmon sociologu i njohur: Po rrezikohet shpërbërja e Kosovës, kjo është arsyeja!

“Heqja dorë nga nënshtetësia e Kosovës është shenjë krize shumë dimensionale. Shenjë krize dhe dyshimi në kastën politike, shenjë dhe krizë dyshimi në ndërtimin e kapaciteteve apo institucioneve demokratike, pra shenjë dhe dyshim alarmant se përmes institucioneve euroatlantike mund dhe duhet të ndërtohet shoqëria demokratike kosovare, shenjë dhe krizë dyshimi ne krejt proceset e deritanishme sociale, e sidomos ekonomike dhe do shtoja edhe shenjë krize e dyshimi në krejt Projektin e shtet ndërtimit në Kosovë. Pra, duke u ballafaquar me një fenomen e dukuri aspak të lehtë për t'u ballafaquar institucionet e Kosovës”, thotë profesor Fadil Maloku për “Kosova Sot Online”.

Heqja dorë nga nënshtetësia e Kosovës ka shënuar shifra të mëdha në vitet e fundit. Raportohet se mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm në vitin 2019, për të zgjedhur një nga shtetet e Bashkimit Evropian, të cilët nuk e lejojnë dyshtetësinë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës nënshtetësitë që marrin më së shumti qytetarët e Kosovës janë nënshtetësia gjermane, austriake, sllovene, kroate etj.

Për këtë fenomen në rritje, për “Kosova Sot Online” ka folur sociologu, profesori universitar, Fadil Maloku.

Sipas tij, kjo formë e largimit të qytetarëve nga vendi, madje edhe duke hequr dorë nga shtetësia e tyre bazë, shpërfaqë krizën e thellë ekonomike dhe sociale në të cilën po futet vendi, si dhe shpërfaqë dështimin e politikës në menaxhimin dhe drejtimin e shtetit, i cili realisht po rrëshqet drejtë shpërbërjes për pasojë të braktisjes nga qytetarët.

Image
Fadil Maloku

“Heqja dorë nga nënshtetësia e Kosovës është shenjë krize shumë dimensionale. Shenjë krize dhe dyshimi në kastën politike, shenjë dhe krizë dyshimi në ndërtimin e kapaciteteve apo institucioneve demokratike, pra shenjë dhe dyshim alarmant se përmes institucioneve euroatlantike mund dhe duhet të ndërtohet shoqëria demokratike kosovare, shenjë dhe krizë dyshimi ne krejt proceset e deritanishme sociale, e sidomos ekonomike dhe do shtoja edhe shenjë krize e dyshimi në krejt Projektin e shtet ndërtimit në Kosovë. Pra, duke u ballafaquar me një fenomen e dukuri aspak të lehtë për t'u ballafaquar institucionet e Kosovës”, thotë profesor Fadil Maloku për “Kosova Sot Online”.

Sipas Malokut, problemi i kësaj natyre është prezent deri diku edhe në shtetet tjera, por problemi që po shfaqet te ne është më shumë se serioz, alarmant që paralajmëron rrezik me pasoja.

“Sepse është sistemi I totalitarizmit i shtresuar në ndërtimin e institucioneve shtetërore ai që po i detyron qytetarët të largohen përfundimisht edhe me letra. Shkaku se në gjithë botën e sotme, fenomeni i migrimit është evident edhe për shkak se prangat e totalitarizmit, despotizmit, dhe përpjekjeve për të kontrolluar jo vetëm sjelljet e njerëzve, por, edhe mendjet dhe veprimet e tyre në regjimet totalitare, po reduktohet gjithnjë e më shumë, në Kosovën e pa sistemuar, e pa përgatitur ende edhe të pa ndërtuar sa dhe si duhet për t'u bërë ballë këtyre sfidave të reja të mileniumit të dytë, rreziku nga ky fenomen që do ta quaja të nevojës së "akomodimit" social e sidomos atij ekonomik, sepse, kjo periudhë globale emancipuese, ka kapluar gjitha shoqëritë e rruzullit. Dhe se edhe në Kosovë, dukurinë e "provokimit" të gjeneratave të reja sidomos, për një jetë më të mirë dhe padyshim edhe më hedoniste. Edhe për shkak, se ky model jetese, sot është bërë trend lokal. Kështu që gjeneratat e reja, duke u "infektuar" me sindromën e kësaj natyre dhe jetese, nuk ngurrojnë fare të zhveshën as nga nënshtetësia, që dikur për gjeneratat e vjetra ishte ideal që ia vlente edhe të sakrifikohej”, përfundon profesor Fadil Maloku për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)