Eksperti i sigurisë ‘godet’ ashpër Haradinajn: Sikur të përfundonte në burg...

  • 30 January 2020 - 07:46
Eksperti i sigurisë ‘godet’ ashpër Haradinajn: Sikur të përfundonte në burg...

“Sikur Ramushi të punonte seriozisht për të mirën e vendit, dhe ta luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe sot të ishin të burgosur shokët e vetë, dhe ai vetë, edhe të tjerët me të, që e sollën Kosovën në këtë gjendje, me të vërtetë do të ndodhte liberalizimi i vizave, dhe partia e Ramushit ndoshta prapë do të ishte në pushtet, sepse popullata do i respektonte veprimet e tija. Por tani këta pushtetar po mundohen që popullit të ja mbyllin sytë, dhe pse jo, ti shpallin edhe të verbër, vetëm për të ju dhënë premtime dhe shpjegime të tilla të pa vërtetë për liberalizimin”, thotë Tërnava për Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit dhe i sigurisë, Hajrullah Tërnava, e konsideron të pa përgjegjshme përpjekjen e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, i cili teksa po i afrohen ditët për ta liruar postin e kryeministrit, përgjegjësinë për dështimin e liberalizimit të vizave në mandatin e tij, po dëshiron ta hedhë tek qeveria në ardhje, respektivisht tek partitë që i fituan zgjedhjet.

Sipas Tërnavës, nuk janë krejt pa përgjegjësi për vonesën e krijimit të institucioneve partitë fituese të zgjedhjeve, por grushtin më të madh këtij procesi ia ka dhënë pikërisht qeveria e PAN-it, e kryesuar nga Haradinaj.

Image
Hajrullah Ternava

“Edhe kjo dëshmohet më së miri me fryrjen alarmante të kabinetit qeveritar, me mbipopullimin e qeverisë me militant të partive politike, vetëm sa për ta zhvatur buxhetin e shtetit, prandaj kjo mënyrë e qeverisjes, ishte goditje e madhe edhe për sundimin e ligjit. E kur kësaj i bashkohet ana tjetër, dështimi i gjyqësorit për rastet e shënjestruara, atëherë arsyet e për dështimin e liberalizimit të vizave shkojnë duke y dyfishuar e trefishuar. Edhe tani kur nga 6 tetori u kryen zgjedhjet, dhe dihet fituesi i zgjedhjeve, dhe ende jemi në vendnumërim, prandaj krejt këto vonesa po i kushtojnë shtetit. Përndryshe Qeveria në ikje që ende tani marrin rroga dhe paguhen nga taksapaguesit, qe mbi 6 muaj nuk punojnë asgjë, e sikur që dihet që ishte një qeveri megallomane, me aq shumë numra të funksionarëve që nuk mbahet në mend në të kaluarën e ndonjë qeverie tjetër, dhe prapë tani ky Kryeministri në ikje gjënë arsye për tu lavdëruar. Ne akoma nuk i kemi harru premtimet e tija, që thoshte se po sa ta fillon qeverisjen, në muajt e parë të qeverisjes së tij do të ndodhë edhe liberalizimi i vizave. Kaluan dy vite efektive të qeverisjes dhe premtimeve të tij, dhe prapë nuk ndodhi liberalizimi”, thotë njohësi i sundimit të ligjit dhe sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas Tërnavës, kjo mënyrë e përpjekjes për mashtrim, është sëmundje e të gjithë këtyre partive politike që keqqeverisën me vendin në të kaluarën.

“Prandaj nuk i pranojnë dështimet dhe qeverisjen e korruptuar, po të njëjtat mundohen t’i paraqesin si suksese dhe fajtorin për vazhdim të izolimit të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve, ta gjejnë diku tjetër. Tani është e kuptueshme, se jemi mësuar ne me këta si të tillë që janë, se gjithnjë në opinion lavdërohen për të “mirat” që ia kanë bërë këtij shteti, e në të kundërtën nuk bazohen fare në të këqijat që ia kanë sjellë këtij vendi, si krimin e organizuar me korrupsion që pikërisht këta udhëheqës ia kanë sjell dhe ja kanë trashur akoma më shumë këtij vendi, duke u bërë super të pasur përmes abuzimit me pushtetin, për tu bërë milioner nga disa skamnor të skajshëm që ishin në ditët e para të fillimit të tyre në politikë”, shton eksperti Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Ai ia rikujton Kryeministrit në detyrë se sikur qeveria e tij, t’i kishte përfunduar si duhet detyrat e shtëpisë në fushën e sundimit të ligjit, liberalizimi i vizave nuk do të mbetet si proces i bartur që të ndodhë ndoshta në mandatin e ri qeverisë të koalicionit, qoftë LVV-LDK apo edhe një koalicion tjetër.

“Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tani e ka frikën se mos po vonohet krijimi i qeverisë dhe po shtyhet liberalizimi i vizave dhe po vonohemi për këtë proces akoma më shumë, sepse zbulohet edhe dështimi i tij lakuriq. Sikur Ramushi të punonte seriozisht për të mirën e vendit, dhe ta luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe sot të ishin të burgosur shokët e vetë, dhe ai vetë, edhe të tjerët me të, që e sollën Kosovën në këtë gjendje, me të vërtetë do të ndodhte Liberalizimi i Vizave, dhe partia e Ramushit ndoshta prapë do të ishte në pushtet, sepse popullata do i respektonte veprimet e tija. Por tani këta pushtetar po mundohen që popullit të ja mbyllin sytë, dhe pse jo, ti shpallin edhe të verbër, vetëm për të ju dhënë premtime dhe shpjegime të tilla të pa vërtetë për liberalizimin”, përfundon Hajrullah Tërnava për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)