Avokati i Sabit Gecit: Ka përfunduar intervistimi, klienti u mbrojt në heshtje

  • 30 January 2020 - 11:04
Avokati i Sabit Gecit: Ka përfunduar intervistimi, klienti u mbrojt në heshtje

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Prishtinë.

Geci është bërë e ditur se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas avokatit të tij, Tahir Recaj, Geci është mbrojtur në heshtje.

Ish-pjesëtari i UÇK-së Sabit Geci, kishte marrë ftesë nga Specialja me seli në Hagë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Kujtojmë se në më pak se një muaj, Dhomat e Specializuara në Hagë u kanë dërguar thirrje për intervistim 13 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për disa pa u bërë e ditur në çfarë cilësie.

(Kosova Sot Online)