Kadri Veseli e bojkoton takimin e Josep Borell me partitë politike

  • 30 January 2020 - 11:47
Kadri Veseli e bojkoton takimin e Josep Borell me partitë politike

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se PDK-ja do të bojkotojë takimin e sotëm të partive politike me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“PDK e vlerëson lartë mbështetjen e Bashkimit Evropian, ne i mirëpresim vizitat e cdo zyrtari të lartë evropian, i cmojmë përprjekjet dhe përfshirjen e BE-së në avancimin e komunikimit fqinjësor në mes të vendeve të ballkanit perëndimor, lidhur me takimin e sotëm unë si kryetar i PDK-së, nuk do të marrim pjesë në këtë takim, si gjest politik dhe mesazh që takimi sot është I pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së institucioneve të reja, cfarëdo iniciative për rinisje të dialogut me palën serbe është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësive për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje politike mes dy forcave politike Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së”, ka thënë Veseli.

Ai shton se kërkojnë që mos prezenca e tyre të kuptohet si alarm që procesi i dialogut ka degraduar viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)