“I pangopur për të takuar kancelaren Merkel?!”- Rama kundër Rudina Hajdarit: Nuk je e vëtëdijshme për ato që nxjerr nga goja

  • 30 January 2020 - 13:16
“I pangopur për të takuar kancelaren Merkel?!”- Rama kundër Rudina Hajdarit: Nuk je e vëtëdijshme për ato që nxjerr nga goja

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me deputetët e opozitës dhe veçanërisht me Rudina Hajdarin, kryetaren e Grupit të Demokratëve.

Rama ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend, se Rudina Hajdari nuk është e vëtëdijshme për ato që nxjerr nga goja.

“Jeni kopje e zbehtë e origjinalit që na ka, kështu nuk sfidoni askënd.  Nuk ju futet gjë në kokë, se e keni kokën të mbushur me brrockulla. Për çfarë korrupsioni flet, s’të vjen zorë që je një grua dhe një nënë. Cilat paraze ndaj unë? Kjo është të flasësh brrockulla, ti nuk je e vetëdijshme për ato që nxjerr nga goja. Ti nuk e pararend fjalën, ti i shkon pas fjalës.

Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udheqësin tend fizik, Saliun dhe Lulëzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh. Çfarë është ky koncept i pangopësisë? 

Ju thatë se unë jam i pangopur për të takuar kancelaren, ca fjalie është kjo, cila pjesë, hemisfere brenda magazinës që keni mbi shpatulla ua prodhoi këtë mendim ca është kjo. Dhe ca lidhje ka kjo me egoizmin, ku hyn egoizmi, ca është ky që u ushqeka duke takuar kancelaren, apo jo nuk e dini që është pjesë e detyrës, jo e dëshirës për të takuar edhe ata që drejtojnë vende shumë më të zhvilluara. Nuk keni faj se nuk jeni mësuar se kurrë më parë një kryeministër nuk hynte e dilte nëpër zyrat më të rëndësishme si për punë, njëherë në mot për një vizitë dhe ku jemi parë, ndërkohë që sot ndodh ndryshe, mësohuni”, theksoi Rama.

(Kosova Sot Online)