Haradinaj merret pak me dialog, pret në takim ekipet që ishin te Grenelli

  • 30 January 2020 - 14:20
Haradinaj merret pak me dialog, pret në takim ekipet që ishin te Grenelli

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit dhe Infrastrukturës Rrugore për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit, lidhur me marrëveshjen për linjë hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se marrëveshjet për Linjën Ajrore dhe ajo Hekurudhore Kosovë – Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit por edhe në interes të Kosovës.

“Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tone”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, pjesë përbërëse e delegacionit kosovar në takimin e organizuar nga Ambasadori Richard Grenell për këtë marrëveshje në Berlin ishin drejtori i Transportit Rrugor, Xhemë Veseli ai i Infrastrukturës Rrugore, Ramë Qupeva.

(Kosova Sot Online)