Tahiri tregon se çka folën në takim me Borellin

  • 30 January 2020 - 14:37
Tahiri tregon se çka folën në takim me Borellin

Antari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri ka treguar para mediave se çka u fol në takimin që kishin me përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell

“Në takim i bëmë publike qëndrimet tona. Treguam zotimin tonë për përmbushjen e MSA. Kërkuam që sa më shpejtë të vendoset në agjendë liberalizimi i vizave”, ka thënë Tahiri, duke treguar edhe arsyen pse kryeministri në detyrë nuk mori pjesë në këtë takim.

“Kryeministri Haradinaj ka pasur një agjendë tjetër qe s’ka marrë pjesë, jam unë përfaqësues. Pse se ka vizituar Haradinajn në zyrë, duhet ta pyesni edhe zyren e BE’së”.

“Përshëndesim përkushtimin e Merkel, Macron dhe Grenell. Kërkuam që Berlini të jetë shumë aktiv në dialog. Njohja reciproke është e vetmja zgjidhje”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)