Gjuriq në takim me ambasadorin gjerman: Beogradi për dialog, taksa mbetet kusht

  • 30 January 2020 - 14:46
Gjuriq në takim me ambasadorin gjerman: Beogradi për dialog, taksa mbetet kusht

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë Beogradi është vazhdimisht i përkushtuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën, por sipas tij, kusht për vazhdimin e dialogut mbetet tërheqja pa kushte e taksës ndaj Serbisë.

Këto deklarata, Gjuriq i bëri pas nëj takimi që pati me ambasadorin gjerman në Serbi, Thomas Schieb, raporton Tanjug. 

Gjuriq tha gjithashtu se Beogradi është i gatshëm, në ndërkohë, derisa dialogu i ndërmjetësuar nga BE të fillojë, të ndërmarrë hapa konkret për të normalizuar jetën e banorëve, para së gjithash siç tha ai rreth “lehtësimit të lëvizjes ndërmjet Serbisë qendrore dhe Kosovës”.

(Kosova Sot Online)