Srpska pas takimit me Borell: Nuk pengojmë formimin e institucioneve të cilat duhet ta heqin taksën

  • 30 January 2020 - 15:52
Srpska pas takimit me Borell: Nuk pengojmë formimin e institucioneve të cilat duhet ta heqin taksën

Nga Lista Serbe kanë komentuar takimin e sotëm që e zhvilluan me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq që ka qenë i pranishëm në takim, në takim u bë e ditur se ka theksuar se nuk do të qëndrojnë në rrugën e krijimit të institucioneve të reja në vend, pa u hequr taksa 100%.

“Në takim, Presidenti Rakic theksoi se Lista Serbe kishte marrë mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë për përmirësimin e kushteve në të cilat jeton sot populli serb. Në këtë drejtim, Lista Serbe nuk do të qëndrojë në rrugën e krijimit të institucioneve pa u hequr taksa e pastaj të vazhdojë dialogu”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

“Posa të jemi qeveri e re do të vendosim reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Vetëm pas vendosjes së reciprocitetit taksa nuk do të ketë kuptim më. Ne e heqim tarifën 100%,  por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)