Kreu i LDK’së njofton Borellin me zhvillimet politike në vend, flasin edhe për dialogun e vizat

  • 30 January 2020 - 16:09
Kreu i LDK’së njofton Borellin me zhvillimet politike në vend, flasin edhe për dialogun e vizat

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka takuar në një tryezë të përbashkët edhe të gjithë liderët e partive politike në vend, përjashtuar Kadri Veselin i cili ka bojkotuar një takim të tillë.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga LDK, thuhet se Mustafa e ka njoftuar shefin e diplomacisë së BE’së me zhvillimet në vend dhe ia ka bërë të qarta qëndrimet e LDK’së edhe në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithahstu Mustafa thuhet se ka diskutuar me Borrell edhe për prioritetet e LDK-së si zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, rritja e punësimit, rritja e investimeve të huaja direkte, zhvillimi i arsimit dhe shëndetësisë, etj.

Në fund sikurse të gjithë krerët e partive , Mustafa përmes Borell u ka bërë thirrje institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave që qytetarët e Kosovës ta realizojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.

(Kosova Sot Online)