Ja kush e thotë: Merr fund gjithçka për koalicionin VV-LDK, kjo është arsyeja!

  • 30 January 2020 - 16:49
Ja kush e thotë: Merr fund gjithçka për koalicionin VV-LDK, kjo është arsyeja!

“Siç po shihet asnjë parti politike nuk është e gatshme të marr timonin e Qeverisë, sepse e dinë fare mirë se çfarë pisllëku ka bërë Hashim Thaçi gjatë bisedimeve me Serbinë. Janë dy opsione: Zgjedhje ose qeveri teknike. Qeveri teknike me njerëz partiake për një vit. Sidoqoftë, me ose pa zgjedhje, me ose pa zgjidhje, Kosova vazhdon dhe do të zbrazet”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Vetëvendosje dhe LDK, kishin paralajmëruar se koalicioni qeverisës mes tyre do të arrihej brenda 72 orësh, që nga momenti i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. Por takimet e shpeshta pa asnjë rezultat të marrëveshjes, na dhanë sinjalin që asnjëra palë nuk i beson dhe dëshiron koalicion më njëra-tjetrën.

E analisti politik, Faik Krasniqi, duke i përcjellë në vazhdimësi përpjekjet për bërjen e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së, nxjerr përfundimin se takimi i fundit i së hënës në mbrëmje, në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, tregoi përfundimisht se ka marr fund gjithçka rreth mundësisë për arritjen e marrëveshjes për koalicion. 

Deri në këtë takim, sipas Krasniqit kishte akoma shpresa se qeveria do bëhet së shpejti nga këto dy subjekte politike, mirëpo mbrëmja e së hënës the takimi me prani në cilësinë e mysafirëve të ftuar edhe nga ambasadorët e QIUNT-it, takim i cili rezultoi pa sukses, i shuan të gjitha shpresat për koalicion.

Image
Faik Krasniqi

“Ka pasur një fije shprese që do të kemi një koalicion në mes të LVV-së dhe LDK-së. Por takimet e shpeshta pa asnjë rezultat të marrëveshjes, na dhanë sinjalin që asnjëra palë nuk i beson dhe dëshiron koalicion më njëra-tjetrën. Është e pakuptimtë të kapen për një post dhe të mos lëshojnë pe asnjëra palë. Deri sa LVV dhe LDK vazhdojnë të mos e krijojnë Qeverinë, Kosova vazhdon të zbrazet, buxheti të masakrohet nga qeveria në largim, korrupsioni dhe krimi i organizuar të lulëzojë”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, tanimë mundësia e vetme mbetet opsioni i qeverisë teknike, pasi ‘pataten’ e nxehtë të dialogut me Serbinë, nuk po e ka guximin ta merr askush në dorë.

“Sepse e kanë hetuar se çfarë mundë të fshihet në prapaskenat e deritashme të bisedimeve të fshehta Thaçi-Vuqiq. Siç po shihet asnjë parti politike nuk është e gatshme të marr timonin e Qeverisë, sepse e dinë fare mirë se çfarë pisllëku ka bërë Hashim Thaçi gjatë bisedimeve me Serbinë. Janë dy opsione: Zgjedhje ose qeveri teknike. Qeveri teknike me njerëz partiake për një vit. Sidoqoftë, me ose pa zgjedhje, me ose pa zgjidhje, Kosova vazhdon dhe do të zbrazet”, deklaron analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)