Krasniqi: Erdhi dita që Kurti t’i varë shpresat tek Lista Serbe

  • 30 January 2020 - 20:00
Krasniqi: Erdhi dita që Kurti t’i varë shpresat tek Lista Serbe

Ish-kandidati i Partisë Socialdemokrate-së, për deputet, Frashër Krasniqi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, pasi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, zhvilloi takim me përfaqësues të Listës Serbe.

E menjëherë pas këtij takimi, nuk u vonua shumë dhe u njoftua që Kurti kërkon seancë për votimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë, Frashër Krasniqi, është rikthyer në kohë duke i rikujtuar ish-shefit të tij të Vetëvendosjes, që dikur ishte kundër qeverisjes me Listën Serbe.

”Albin Kurti – 24 prill 2018:

“Lista Serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë”.

Erdhi dita pra që Albin Kurti t’i varë shpresat e qeverisë së tij, tek ambasada e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.


(Kosova Sot Online)