Haziri: Nuk shkojmë me PDK’në, nuk kemi marrëveshje as me Nismën e AAK’në

  • 30 January 2020 - 21:46
Haziri: Nuk shkojmë me PDK’në, nuk kemi marrëveshje as me Nismën e AAK’në

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka mohuar çdo lloj mundësie që të formoj qeverinë me dikë tjetër pos VV’së në këtë mandat.

“Në mbledhje të Këshillit, para zgjedhjeve, kemi vendosur vijë të kuqe për PDK’në”, thotë Haziri.

”Nuk shkojmë me PDK-në me asnjë lloj qeverisjes. Nuk funksionojnë matematikat tjera me LDK-në”, u shprehë ai.

Tutje Haziri ka shtuar se presidenti i vendit, për mandatin e dytë nëse dështon i pari nuk mund të vendosë ndonjë koalicion që ose parti që nuk ka shumicën. Ai shtoi se edhe po të bëhej PAN’i bashkë nuk i ka numrat e nevojshëm për të krijuar një shumicë të thjeshtë. 

(Kosova Sot Online)