A do të largohesh nga posti i kryeparlamentarit? Konjufca thotë se nuk është koha e dorëheqjeve

  • 31 January 2020 - 09:28
A do të largohesh nga posti i kryeparlamentarit? Konjufca thotë se nuk është koha e dorëheqjeve

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për herë të parë për kërkesën e LDK-së që ai të dorëhiqet nga pozita e kryeparlamentarit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja e koalicionit.

I pyetur nga mediat se a do të largohet nga posti i kryeparlamentarit, për t’i hapur rrugë formimit të koalicionit, Konjufca është përgjigjur  se në Kosovë nuk është koha e dorëheqjeve.

Ai thotë se në vend është koha e emërimeve.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që që është koha e emërimeve”, tha Konjufca.

Konjufca është emëruar në postin e kreut të Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit.

(Kosova Sot Online)