Konjufca: Sa të ketë komb shqiptar do ta nderojmë e kujtojmë veprën e Zahir Pajazitit

  • 31 January 2020 - 11:00
Konjufca: Sa të ketë komb shqiptar do ta nderojmë e kujtojmë veprën e Zahir Pajazitit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies.

Konfjuca theksoi se do ta nderojnë dhe kujtojnë gjithmonë veprën e Zahir Pajazitit së bashku me shokët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

“Jemi mbledhur këtu edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të bërë homazhe heroit të popullit Zahir Pajaziti i cili ra se bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Kur okupatori fillon të frikësohet dhe të ndihet i pasiguritë ky është akti i parë i çlirimit të një populli. Pas rënies se Zahirit me shokë ishin me mijëra djem e vajza të mbushura me vullnet e aksion për luftën tonë çlirimtare. Sa të ketë komb shqiptar do ta nderojmë dhe do ta kujtojmë gjithmonë veprën e Zahir Pajazitit”, tha Konjufca.

Para shtatores se Zahir Pajazit kanë bërë homazhe familjarët e tij dhe Organizata e Veteranëve të luftës së UCK-së dhe qytetarë.

(Kosova Sot Online)