Haxhi Shala emërohet shef i grupit parlamentar të Nismës

  • 31 January 2020 - 11:03
Haxhi Shala emërohet shef i grupit parlamentar të Nismës

Deputeti Haxhi Shala është emëruar shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shala përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se sot në detyrën e re ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të kryesisë.

“Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate. Gjatë kësaj mbledhje u caktua seanca plenare e datës 03.02.2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala.

(Kosova Sot Online)