Haradinaj: Më 3 shkurt është afati i fundit, thirrja e seancës është normale

  • 31 January 2020 - 11:32
Haradinaj: Më 3 shkurt është afati i fundit, thirrja e seancës është normale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar se partia në të cilën ai udhëheq nuk voton në seancën e së hënës për qeverinë e re.

Haradinaj tha para mediave se seanca është caktuar sipas afatit të dhënë kohor, por, që shton se nuk kanë marrëveshje politike me ndonjë parti dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë, duke mos e votuar qeverinë e re.

“Normalisht që është caktuar seanca se kryhet edhe afati kohor, me 3 shkurt është dita e fundit, është rezervu koha është e logjikshme, Aleanca nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk voton ndonjë qeveri këtë të hënë, ne jemi opozitë nuk votojmë qeveri”, thotë Haradinaj.

Sa i përket diskutimeve për mundësinë e krijimit të qeverisë së pakicës, ai thotë se nuk e di nëse do të ndodhë një gjë e tillë.

“Nuk e di a do të ketë një qeveri të pakicës, dhe nuk mundem me paragjyku”, ka bërë të ditur Haradinaj.

(Kosova Sot Online)