Vjosa Osmani zgjedhet edhe për tri vjet asistente në UP

  • 31 January 2020 - 11:45
Vjosa Osmani zgjedhet edhe për tri vjet asistente në UP

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është zgjedhur edhe për një mandat tre vjeçar asistente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Kështu ka vendosur Senati i UP-së në mbledhjen e sotme.

Osmani ka përfunduar magjistraturën në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Pittsburg-ut në SHBA në vitin 2005, ndërsa ka përfituar doktoratën në po të njëjtin Universitet në vitin 2015 kurse gradën akademike asistente e ka fituar më 2006.

Në këtë univeristet në SHBA, Osmani gjithashtu ligjëron lëndën “Shtetndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)