Caktimi i seancës për votimin e Qeverisë, Mustafa mbledh urgjentisht kryesinë

  • 31 January 2020 - 12:25
Caktimi i seancës për votimin e Qeverisë, Mustafa mbledh urgjentisht kryesinë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë.

Mustafa bashkë me nënkryetarën Vjosa Osmanin dhe anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin janë parë duke hyrë në takim.

Mbledhja e tyre vjen sot pas caktimit të seancës për të hënën për formimin e qeverisë, pa u arritur ende një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Seanca është caktuar për të hënën në ora 11:00, derisa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim të liderëve sot ose gjatë vikendit.

(Kosova Sot Online)