Deputeti i LDK: Partneri i vetëm janë VV, kemi vullnet për marrëveshje

  • 31 January 2020 - 13:29
Deputeti i LDK: Partneri i vetëm janë VV, kemi vullnet për marrëveshje

Deputeti nga radhë e LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se partia e tij vazhdon të ketë vullnetin për një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se kanë të qartë që i vetmi partner për qeverisje është partia e Albin Kurtit.

“E kemi bërë të qartë që i vetmi partner është Lëvizja Vetëvendosje. Kemi vullnetin që të kemi një marrëveshje me Vetëvendosjen”, tha ai.

I pyetur se a do të ketë kryeministër të hënën, ai tha se beson që do të ketë.

(Kosova Sot Online)