Abbott: Britania do ta përkrahë Kosovën edhe pas daljes nga BE-ja

  • 31 January 2020 - 13:33
Abbott: Britania do ta përkrahë Kosovën edhe pas daljes nga BE-ja

Ambasadori Britanik në Kosovë Nicholas Abbott ka thënë se shteti i tij do ta përkrahë Kosovën edhe pas Brexit-it.

Abbott ka shkruar në Facebook se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja sot, por shteti i tij do të vazhdojë të jetë partner i afërt i Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës”, ka thënë Abbott.

Ai tutje ka shkruar se Britania e Madhe do të jetë e përkushtuar për sigurinë, përfshirë edhe Kosovën.

“ Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor”, ka thënë ambasadori britanik në Kosovë.

(Kosova Sot Online)