Deputetja e AAK-së nuk i beson koalicionit LV – LDK

  • 31 January 2020 - 14:01
Deputetja e AAK-së nuk i beson koalicionit LV – LDK

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj nuk i beson koaliconit të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.

ëDeputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është shprehur skeptike për funksionimin e koalicionit të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.

Reshitaj tha se është ofenduar vota e qytetarëve dhe se vet ajo është e zhgënjyer me situatën në Kosovë, teksa theksoi se AAK do të mbesë në opozitë.

“Jam shumë e zhgënjyer me këtë situatë në Kosovë, më shumë është ofenduar vota e qytetarëve të Kosovës. Kosovës më shumë se kurrë i duhet një koalicion praktik, unë dyshoj dhe AAK dyshon se një koalicion i tillë do të jetë funksional sepse nuk është i natyrshëm dhe Kosova është e vogël për të krijuar kaq shumë mjegull. Ne duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat politike. Ne do të jemi pjesë e opozitës, ne do të jemi në opozitë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)