Kushdo që e sheh këtë person, lajmëroni policinë

  • 31 January 2020 - 14:48
Kushdo që e sheh këtë person, lajmëroni policinë

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi.

Policia përmes një njoftimi të lëshuar ka bërë thirrje që kushdo që e sheh Bashkim Sokolin ta lajmërojë te organet e rendit.

Ai dyshohet për dy vepra penale, vrasje në tentativë dhe vjedhje e rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)