Ministri dhe gjeneralët e FSK-së bënë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

  • 31 January 2020 - 15:00
Ministri dhe gjeneralët e FSK-së bënë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, nderoi heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ne rastin e 23-vjetorit të rënies së tyre.

Ai ishte i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, gjeneralbrigade Naim Haziri dhe udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe te vendi i rënie së tre dëshmorëve në fshatin Pestovë, në nderim të jetës dhe veprës së tyre të pavdekshme.

(Kosova Sot Online)