Mblidhet kryesia e LDK’së, Muhaxheri shkon plotë ironi në mbledhje

  • 31 January 2020 - 15:10
Mblidhet kryesia e LDK’së, Muhaxheri shkon plotë ironi në mbledhje

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën ka disa orë që janë duke qëndruar në selinë qendrore ku u tha se është mbledhur kryesia.

Në fakt, Mustafa nuk kishte mbledhur kryesinë, por, disa deputetë të grupit parlamentar dhe nënkryetaren Vjosa Osmani. 

Më vonë, u bë e ditur se Mustafa ka thirrur edhe mbledhjen e kryesisë.

Media raporton se janë parë duke hyrë, nënkryetari Agim Veliu dhe Haki Rugova si dhe kryetari i degës në Pejë, Gazmend Muhaxheri.

I pyetur nga mediat, Muhaxheri ka ironizuar duke thënë se i ka ftuar zyrtari i LDK-së, Selver Doda. Shkurtimisht, ai tha se nuk e di temën që do të diskutohet.

Mirëpo, Muhaxherin e ka demantuar, kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai ju ka thënë mediave se Mustafa e ka thirrur në mbledhje kryesinë.

(Kosova Sot Online)