Gani Geci: Nëse s’ka marrëveshje LVV-LDK, ja çfarë do të ndodh me Glaukun

  • 31 January 2020 - 18:05
Gani Geci: Nëse s’ka marrëveshje LVV-LDK, ja çfarë do të ndodh me Glaukun

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kryer obligimin e saj kushtetues për votimin e kryeparlamentarit pa marrëveshje.

Geci përmes një postimi në Facebook, shton se, nëse nuk arrihet marrëveshja LDK-VV për bashkëqeverisje, atëherë askush të mos kërkon vota bllanko nga e djathta në të majtë për qeveri të majtë.

Ai thotë se nëse Kurtit nuk i votohet Qeveria atëherë as Glauku nuk do të jetë kryeparlamentar.

Postimi i plotë:

LDK e ka kryer obligimin kushtetues për votimin e kryeparlamentarit pa marrëveshje

Nëse nuk arrihet marrëveshje politike në mes të LDK-së dhe VV-së askush mos të kërkon vota bllanko nga e djathta në të majtë për një qeveri të majtë pa pasur një marrëveshje paraprake te nënshkruar të ngjashme me SPD -CDU.

Dhe nëse Albin Kurtit nuk i votohet Qeveria nuk as Glauku nuk do te jetë kryeparlamentar.

(Kosova Sot Online)