Nisma merr vendimin, a do ta votojë Qeverinë Kurti?

  • 31 January 2020 - 18:33
Nisma merr vendimin, a do ta votojë Qeverinë Kurti?

Nisma Socialdemokrate nuk do ta votojë qeverinë Kurti, e cila pritet të dalë për votim në Kuvend të hënën.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala. 

Ai ka konfirmuar se deputetët e partisë së Fatmir Limajt nuk do të votojnë pro qeverisë Kurti. Po ashtu ai ka thënë se Nisma nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës, duke shtuar se kjo nuk do të ishte zgjidhje e mirë për vendin.

(Kosova Sot Online)