Biznesmeni i njohur shqiptar u gjet i vdekur në kanal, Policia jep detajet

  • 31 January 2020 - 21:50
Biznesmeni i njohur shqiptar u gjet i vdekur në kanal, Policia jep detajet

Një biznesmen i kromit në Bulqizë ka humbur jetën në një aksident automobilistik.

53-vjeçari M.Duriçi është gjetur në një kanal në anë të rrugës në Bulqizë.

53-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë më pas.

Biznesmeni i kromit ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë për shkak të plagëve.

Sipas policisë të dhënat paraprake janë se, Murat Duriçi 53 vjeç, kishte dalë për vrap gjatë mbasdites ku dhe është goditur nga një makina.

(Kosova Sot Online)