Lëkundet sërish toka, ja sa ishte magnituda

  • 31 January 2020 - 22:30
Lëkundet sërish toka, ja sa ishte magnituda

Një tjetër lëkundje toke është ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Tërmeti ishte me magnitudë 5.4 dhe epiqendra ka qenë tek Kepi i Rodonit dhe 10 kilometra thellësi.

Lëkundja sizmike mbrëmjes së sotme zgjati disa sekonda dhe është ndjerë nga banorët.

Kjo cilësohet si një paslëkundje, pas tërmetit të 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.

Qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës janë në gjendje emergjence deri në 31 mars pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Image

(Kosova Sot Online)