Dalin fotot/ Ky është biznesmeni shqiptar që u gjet i vdekur në kanal

  • 31 January 2020 - 22:51
Dalin fotot/ Ky është biznesmeni shqiptar që u gjet i vdekur në kanal

Ndërron jetë biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari mbrëmjen e sotme është gjetur në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit. Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete dhe është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës.

Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë. “Shqiptarja.com” ka siguruar foton e biznesmenit që ndërroi jetën mbrëmjen e sotme. 

Paraprakisht dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon duke përfunduar në kanal, por hetimet vijojnë nga policia për të zbardhur rrethanat. Policia ka marrë fillimisht dëshmitë e personave që e gjetën dhe e dërguan në spital. Në pjesën e rrugës ku është gjetur në kanal Duriçi nuk ka kamera sigurie.

Image

(Kosova Sot Online)