Vjen akuza e rëndë: E turpshme, ky është dështimi i madh i Kosovës

  • 01 February 2020 - 07:39
Vjen akuza e rëndë: E turpshme, ky është dështimi i madh i Kosovës

“Serbia ka kryer krime dhe gjenocid mbi popullin e Kosovës, dhe për ketë ajo duhet të ndëshkohet dhe të paguaj detyrimisht edhe dëmshpërblim për krimet, për shkatërrimet dhe rrënimin që ajo u ka shkaktuar Kosovës dhe shqiptarëve. Këtë duhet ta kërkojë gjithmonë me këmbëngulje politika dhe pushteti në Kosovë, pa marr parasysh se cila parti apo kryeministër do të jetë në pushtet”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e VV-së, Albin Kurti, edhe pse në dy mandatet e kaluara si deputet dhe lider opozitar partiak, vazhdimisht është treguar kritik ndaj mënyrës se si pushtetarët i qaseshin dialogut me Serbinë, pa kërkim fale për krimet e luftës dhe pa kompensimin e dëmeve, ai gjatë takimit me përfaqësuesin e Lartë i BE-së, Josep Borell, nuk kërkoi që dialogu me Serbinë të kushtëzohet, dhe të mund të vazhdohet vetëm pasi të jenë kompensuar dëmet e luftës nga Serbia.

E lidhur me këtë, eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti konsideron se është gabim i pa falshëm i të gjithë krerëve të deritanishëm të shtetit, dhe spektrit politik që e kanë lënë në harresë këtë të kaluar të dhimbshme, dhe të kushtueshme për kosovarët, prandaj është tani momenti më i duhur që kjo çështje të hapet dhe të mos mbetet e harruar dhe e shkelur nga koha.

Image
Skender Kapiti

“Serbia ka kryer krime dhe gjenocid mbi popullin e Kosovës, dhe për ketë ajo duhet të ndëshkohet dhe të paguaj detyrimisht edhe dëmshpërblim për krimet, për shkatërrimet dhe rrënimin që ajo u ka shkaktuar Kosovës dhe shqiptarëve. Këtë duhet ta kërkojë gjithmonë me këmbëngulje politika dhe pushteti në Kosovë, pa marr parasysh se cila parti apo kryeministër do të jetë në pushtet”, thotë eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, rifillimi i dialogut me Serbinë, gjithsesi do të duhej kushtëzuar pikërisht me këtë çështje.

“Deri më sot askush, asnjë pushtet dhe asnjë politikë dhe madje as sistemi i drejtësisë nuk ka reaguar dhe as nuk kanë kërkuar as dëmshpërblimin për dëmet ekonomike, për rrënimet e shkatërrimet e bizneseve, të shtëpive dhe të krimeve të luftës. Ky është një dështim i pajustifikueshëm për politikën shqiptare në Kosovë. Çfarë po pritet, po pritet që të kalojnë vitet e që të shkojnë brezat dëshmitar dhe viktimat e gjenocidit dhe të atyre të cilët kanë pësuar trauma, fatkeqësi dhe shkatërrim, e që më pastaj edhe të harrohen ato?! Politika dhe drejtësia në Kosovë ashtu sikurse kanë dështuar edhe në të gjitha aspektet shtet formuese moderne dhe ligjore kanë dështuar edhe në ndëshkimin e Serbisë për gjenocidin e ushtruar kundër shqiptarëve , dhe nga paaftësia dhe mos vullneti politik i politikës dhe pushtetarëve të Kosovës Serbia ka arritur deri atje sa që mohon gjenocidin e saj kundër shqiptarëve”, shton Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, pikërisht nga dështimi i madh i politikës kosovare dhe institucioneve qeveritare e të drejtësisë, Kosovës iu imponua një Gjykatë Speciale.

“Pasi dështoi sistemi i drejtësisë në Kosovës për zbulimin dhe hetimet për krimet e luftës dhe duke qenë të pa aftë për të dhënë drejtësinë sistemi gjyqësor i deri më sotëm, atëherë për turpin e politikës dhe të drejtësisë vendore të Prishtinës u ngritë Gjykata Speciale. Dhe a mos duhet që edhe për dëmshpërblimet e Serbisë për dëmet e shkaktuara prej saj Kosovës dhe shqiptarëve të ngrihet një Gjykate Ndërkombëtare që të merret me to?!”, përfundon eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)