Ish agjenti akuzon rëndë Hashim Thaçin, tregon planin e tij me LDK-në

  • 01 February 2020 - 07:46
Ish agjenti akuzon rëndë Hashim Thaçin, tregon planin e tij me LDK-në

“Ashiqare dihet se qëllimi i parë i Thaçit është të shpëtoj fillimisht vetveten nga Qeveria Kurti me çdo çmim dhe pastaj të vazhdon edhe me planin e dytë, që përmes marrëveshjes me Serbin ta shpëton veten nga Gjykata Speciale, e ku aleat për këto dallavere me Serbin e ka Edi Ramën dhe ndërmjetësuesin tjetër, emisarin Baton Haxhiun”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari duke analizuar zhvillimet e fundit rreth bisedimeve për koalicionin LVV-LDK, por edhe fillimin e hershëm të bisedimeve menjëherë pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, dhe më pas zvarritjes deri në certifikim, thotë se ka hetuar që LDK-ja nuk është e gatshme, madje as e interesuar fare që t’i bashkohet Vetëvendosjes në bashkëqeverisjen e vendit.

Këto komente Miftari i ka bërë pas deklarimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin se pikërisht ai po punon për të parandaluar formimin e qeverisë LVV – LDK, por edhe për ta realizuar ndarjen e Kosovës si dhuratë për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E Miftari thotë se Thaçi do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar veten nga ndjekja e shtetit të së drejtës në Kosovë, që mundë të ndërtohet nga një koalicion LVV-LDK, por edhe për të shpëtuar nga ndjekja e Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Image
Naim Miftari

“Që nga fillimi i negociatave e kam cekur dhe përsëritur shumë herë se LVV do ta ketë shumë vështirë që të bëj qeveri me LDK-në e Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit, pasi dihet mirë se sa është e fuqishme prezenca dhe ndikimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe SHIK-ut në LDK. Mos të harrojmë se shumë biznese dhe favore, si tender e terminale, por edhe biznese të tjera janë të përbashkëta mes Prontos dhe zyrtarëve të lart të LDK-së. Si djemtë e Isës e Veliut, e shumë familjar e zyrtar tjerë të LDK-së janë në një valle me prontot. Mos të harrojmë se vetë LDK-ja është pjesë e krimit të organizuar. Këta kanë përvojë të gjatë shumë para sa vitesh në bashkëqeverisje me PDK-në ku vetëm janë trash kumarit në mes tyre, pastaj edhe vetë Hashim Thaçi është president, jo vetëm i PDK-së por edhe i LDK-së, pasi të gjithë e dimë se si është zgjedhur, duke siguruar votat edhe nga deputetët e partisë së vetëquajtur institucionaliste, herë me dorë, herë me vetulla e herë me mbyllje të syrit nga vetë Hashim Thaçi”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, ndërrimi i formulave nga ana e LDK-së për marrëveshje me LVV-në, kanë bërë të kuptohet se LDK-ja ka të tjera urdhra, dhe vetëm po e harxhon kohën e LVV-së për rregullat dhe afatet kushtetuese.

“Qëllimi i Hashim Thaçit dhe Veselit është i qartë, mos lejimin që LVV të vjen në qeveri e cila mund të ju jep fund karrierave kriminale të politikanëve të korruptuar si Thaçit, Veselit, Grabovcit, por që këtu të vazhdon të ketë rrjetë të korruptuarve, që në këtë rrjet bëjnë pjesë jo vetëm zyrtar të PDK-së por edhe shumë zyrtar të LDK-së, duke filluar nga djemtë e Isa Mustafës. Pastaj qëllimi tjetër i Thaçit, përpos që të shpëtoj nga Albin Kurti, është që bisedat me Serbinë t’i udhëheq vetë, që edhe t’i krijon vetes poenë politik te ambasadori Grenell, që është ish kuadër i Xhon Bolltonit, këshilltarit personal që përkrahte ndarjen e Kosovës dhe Serbisë. Pra Thaçi po dëshiron që ta shfrytëzoj dëshirën e Donald Trumpit i cili po tenton ti mbyll bisedimet me Serbinë vetëm si disa mosmarrëveshje të vjetra mes Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe në mes Palestinës dhe Izraelit, ndonëse palestinezët e refuzuan menjëherë këtë tentim pajtimi”, deklaron Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Miftarit, Thaçi do bëjë gjithçka për ta dështuar koalicionin LVV-LDK.

“Ashiqare dihet se qëllimi i parë i Thaçit është të shpëtoj fillimisht vetveten nga Qeveria Kurti me çdo çmim dhe pastaj të vazhdon edhe me planin e dytë, që përmes marrëveshjes me Serbin ta shpëton veten nga Gjykata Speciale, e ku aleat për këto dallavere me Serbin e ka Edi Ramën dhe ndërmjetësuesin tjetër, emisarin Baton Haxhiun. Dhe fakti i tretë por shumë i rëndësishëm është ai që nëse Serbia e hap dosjet e UDB-së dhe të BIA-as, zbardhet e kaluara e Hashim dhe Gani Thaçit, dhe do të bëhej publike e kaluara e tyre që do të ishte edhe fundi i sigurt politik për Hashim Thaçin, fundi i karrierës politike ndoshta edhe fizike të Hashim Thaçit. Kështu pastaj fatin e tij do ta merrte lumi dhe turpi, dhe as në Graqanicë, ku e ka ndërtuar shtëpinë nuk do të kishte vend më”, shton Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, krejt këto manipulime të Thaçit bëhen për ta fshehur edhe të kaluarën e tij me plot krime gjatë luftës dhe pas saj, vrasje të pa zbuluara që lidhen me urdhrat e Thaçit.

“Vrasjet e atdhetarëve të Kosovës, vrasja e Komandantëve kryesor të UÇK-së, komandantëve të luftës, nuk është bërë rastësisht dhe as nuk janë vrarë nga alienët, as përçarja e luftës e popullit dhe vjedhja e fondeve të luftës nuk janë bërë nga alienët, por nga Hashim Thaçi dhe klani i tij dhe aleati i tyre Serbia, si dhe shërbimi sekret Francez, Ju kujtohet se si edhe eshtrat e Isa Boletinit që kundërshtonte me çdo kusht Hashim Thaçi që të varrosen në Boletin, në vendlindje të Isa Boletinit, fshat ky autokton shqiptar por në veriun e Kosovës të cilën Thaçi me disa matrapaz dhe profitera edhe ndërkombëtar, për profite të përbashkëta po tenton të ja jep Serbisë”, përfundon ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)