Shpëtohen 18 emigrantë në Durrës, mes tyre 1 fëmijë

  • 01 February 2020 - 09:17
Shpëtohen 18 emigrantë në Durrës, mes tyre 1 fëmijë

Roja bregdetare në Durrës ka shpëtuar 18 klandestinë mëngjesin e sotëm.

Emigrantët sirianë, marokenë dhe irakianë, mes tyre dhe një fëmijë rrezikonin të mbyteshin pasi skafi me të cilin po udhëtonin ishte çarë.

Në mesnatë skafisti dha alarmin 18 milje në det të hapur nga kepi i Selitës dhe menjëherë ka ndërhyrë roja bregdetare.

Operacioni ka zgjatur disa orë dhe rreth orës 4 të mëngjesit skafi është nxjerrë në breg duke shpëtuar të gjithë klandestinët.

Emigrantët po transportoheshin drejt Italisë.

(Kosova Sot Online)