Turqia evakuon qytetarët e saj nga Kina, përfshirë një shtetas shqiptar

  • 01 February 2020 - 09:41
Turqia evakuon qytetarët e saj nga Kina, përfshirë një shtetas shqiptar

“Në avion kanë hipur gjithsej 42 persona pasi 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Avioni i dërguar nga Turqia për evakuimin e shtetasve të saj dhe shtetasve të vendeve të tjera përfshirë edhe një shtetas të Shqipërisë, pasi ka marrë udhëtarët në bord është nisur nga qyteti Wuhan i Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrett

in Koca në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me evakuimin nga Kina për shkak të koronavirusit të ri ka thënë se “Në avion kanë hipur gjithsej 42 persona pasi 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi”.

“Avioni ynë i evakuimit u ngrit në fluturim nga qyteti Wuhan. Rrugë të mbarë. Për shkak se 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi, në avion kanë hipur gjithsej 42 persona. Gjatë kontrollit të kryer shëndetësor nuk është gjetur shenjë sëmundjeje tek asnjëri prej udhëtarëve”, tha ministri Koca.

Një avion transportues mallrash i Turqisë ishte nisur drejt Kinës për të transportuar qytetarët e saj dhe të vendeve të tjera të afërta, përfshirë një shtetas të Shqipërisë nga qyteti kinez Wuhan ku muajin e kaluar u shfaq për herë të parë koronavirusi.

(Kosova Sot Online)