Ndërtohet labirinti më i madh në botë, duket si në përralla

  • 01 February 2020 - 10:21
Ndërtohet labirinti më i madh në botë, duket si në përralla

Në Poloni është ndërtuar nga bora labirinti më i madh në botë.

Labirinti nga bora po përshkruhet “si në ëndrra”, si nga banorët, ashtu edhe nga vizitorët. Ai gjendet në Zakopone të Polonisë, zonë kufitare në mes kësaj të parës dhe Sllovenisë.

Ideja për ndërtimin e këtij labirinti u propozua në sezonën dimërore 2015-16, i cili u zbatua vitin e kaluar.

Labirinti është ndërtuar në një hapësirë prej tremijë metra katrorë dhe përbëhet prej 60 mijë mureve prej akulli.

Për ta finalizuar këtë ndërtim, është nevojitur ndihma e 50 personave.

(Kosova Sot Online)