Kujdestaria 24/7 e stafit mjekësor në Kinë, të stërlodhur nga përballja me koronavirusin

  • 01 February 2020 - 11:22
Kujdestaria 24/7 e stafit mjekësor në Kinë, të stërlodhur nga përballja me koronavirusin

Stafi mjekësor në Kinë po kalon ditë të vështira duke u përballur 24/7 me koronavirusin i cili deri më tani ka marr jetën e mbi 250 personave ndërsa ka prekur mbi 10 mijë të tjerë.

Teksa numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit, stafi mjekësor po përballet me një situatë të paprecedentë. Gjendja e emergjencës ka detyruar stafin që të punojë natë e ditë për t’u shërbyer njerëzve të prekur, duke harruar veten e tyre.

Ata janë fotografuar në gjendje të tmerrshme, duke fjetur në çdo cep të spitalit.

Madje ata janë të detyruar që edhe disa shërbime vetjake t’i kryejnë brenda spitalit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të enjten emergjencë globale për këtë virus.

Sipas saj, përveç Kinës, në gjithë botën është raportuar për 98 persona të infektuar, por jo edhe për vdekje.

(Kosova Sot Online)